Site icon Telegrafi

Kelmendi më i miri, por nuk luan

Shend Kelmendi është padyshim sulmuesi më i mirë i Prishtinës për sezonin 2015-16.

Sulmuesi i krahut ka shënuar tetë gola në këtë edicion, ndërsa shtatë i ka shënuar vetëm në vjeshtë.

Me golat e tij Prishtina i kishte fituar pothuajse të gjitha pikët në vjeshtë.

Perormanca e tij kishte rënë në sy edhe te kampioni dhe nënkampioni i Shqipërisë.

Skënderbeu dhe Partizani kishin trokitur në derën e klubit bardhëeklatër të cilët as nuk kishin dëgjuar ofertat për t’i refuzuar.

Djaloshi i artë që konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë që ka nxjerrë shkolla e Prishtinës, në pranverë është përballur me shumë probleme.

Ai fillimisht pësoi një lëndim që e la jashtë për disa ndeshje, ndërsa me tu kthyer mori një karton të kuq.

Pak minuta që kishte në dispozicion ai u mundua t’i shfrytëzoj në mënyrën më të mirë duke shënuar një gol kundër Llapit.

Ai nuk ka luajtur shumë këtë vit, por finalja e Kupës mund të jetë momenti i tij, pasi prapa numrit 9-të të Prishtinës fshihet një lojtar i ri por i madh.

Exit mobile version