Deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi, ka shpalosur programin e tij të punësimit, për të cilin ka garantuar se në një periudhë 7 vjeçare do ta zgjidh problemin e papunësisë në Kosovë.
Kelmendi, në emisionin “Rrokum Roll” ka theksuar se qëllimi i tij është që të fitojë mbështetje për realizimin e panëve të tij, që elektorati ta kuptojë dhe të jetë i inkuardruar.
“Qytetarët nuk janë mësuar të shohin diçka të praktikuar; ata janë mësuar të besojnë. Për t’i futur qytetarët në punë nuk mjafton vetëm tu thuash ‘do të fus në punë’. Qëllimi është me shtru detyrën, me kuptu detyrën dhe kush mundet me e mbështetë këtë detyrë”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka theksuar se synimi i tij është që përmes këtij programi numri i të punësuarve të jetë një milionë e 25 mijë. /Telegrafi/
https://youtu.be/lmwAE2Zea3I