Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se kryeministri Isa Mustafa nuk do ta procedojë Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pa koordinim me partnerin e koalicionit, PDK-në.
Kelmendi ka thënë se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK, nuk e ka parapa kalimin e Demarkacionit.
“LDK nuk i detyron domosdoshmërish me votue. Lideri ynë nuk e përdor asnjëherë forcën ose kushtëzimin që t’ia ndryshojë dikujt”, ka thënë Kelmendi në “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum.
Sipas Kelmendit, “PDK po e hedh topin tek LDK, sepse kjo e fundit është më demokratike. Përderisa ne e dimë se edhe në PDK ka deputetë që nuk kanë me e votue Demarkacionin./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Wo2vzGS74zw