Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi në seancë ka folur në lidhje me atë siç tha “shkalla e lartë e krimit të korrupsionit dhe krimit s’ka lënë pore në institucionet tonë pa e prekur”.
Sipas tij, kjo epidemi po lulëzon, e që është për keqardhje që si një vend ku ka pasur miliarda investime, ka mbetur vendi me shkallën me të lartë të krimit dhe korrupsionit.
“Shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit s’ka lënë pore pa prekur, duke filluar nga politika, arsimi dhe shëndetësia. Ajo që e bënë dhe me të rëndë mungesa e vullnetit dhe guximit për t’i luftuar këto dukuri”, tha Kelmendi.
Sipas tij krimi dhe korrupsioni po e pengon edhe liberalizimin.
“Kosova nuk është duke u bërë partner me BE-në dhe SHBA-në, por është bërë partner me krimin dhe korrupsionin, të cilat e kanë rënduar të ardhmen e vendit tonë. Duhet të mobilizohemi dhe ta luftojmë këtë të keqe”, tha Kelmendi.