Site icon Telegrafi

Kelmendi: Kosovës i duhen 25 miliardë euro investime

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, i cili po ashtu është deputet i Parlamentit të Kosovës, ka folur për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe për biznesin që ai udhëheq, por edhe për largimin nga PDK.

“Akterët ekonomikë që dëshirojnë të ecin përpara, ç’kapen nga politika”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se shumë njerëz janë afruar me politikën për të mbijetuar në shtete të botës, duke e menduar amnestimin.

“Ata që kanë arritur me kriju një kapital të qëndrueshëm e kanë pa që është mundësi e mirë e kapjes së politikës dhe biznesit. Të gjitha këto bëjnë që një qeveritar që shkon jashtë të ketë një backround si një menaxher i një shteti të korruptuar”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se për ta zhvilluar vendin tonë, duhen së paku 25 miliardë euro investime.

Exit mobile version