Site icon Telegrafi

Kelmendi kërkon që mjekët kosovarë të vizitojnë Luginën e Preshevës

Biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka thënë se bashkëbisedimi i ministrave të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për luftën kundër pandemisë COVID-19, kontribuon edhe në përmirësim të ambientit për negociatat politike.

Kështu shkruan Kelmendi në rrjetin social Facebook, pas raportimeve për komunikimin në një video-konferencë ndërmjet ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe homologut të tij serb Zlatan Lonçar

Kelmendi thotë se shpreson që gjatë kësaj bisede të jetë diskutuar edhe për qytetarët  Luginës së Preshevës.

“Bashkëbisedimi mes ministrave të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për bashkëpunim në luftë kundër Covidi 19, i përshëndetur edhe nga Komuniteti Ndërkombëtarë, kontribuon edhe në përmirësim të ambientit për negociata politike. Besoj që në këto biseda është folur edhe për qytetarët e Lugines së Preshevës, meqë nga ky bashkëbisedim do ishte dashur të kishte një dakordancë normale, që ekspertë mjekësorë të Republikës së Kosovës të zhvillonin një vizitë për banorët e Luginës, në ato hapësira Shqiptare”, shkruan Kelmendi.

Lexo po ashtu SHBA e quan inkurajuese bashkëpunimin Kosovë-Serbi në luftën kundër coronavirusit

Kelmendi ka kërkuar nga ministrat që nëse sot nuk kanë diskutuar për Luginën e Preshevës atëherë këtë duhet ta bëjnë me urgjencë nga pala kosovare.

“Personalisht kërkoj që nëse kjo çështje nuk është trajtuar sot mes ministrave respektiv, atëherë urgjent nga pala jonë të kërkohet një gjë e tillë. Qytetarët e Lugines e meritojnë kujdesin kombëtarë dhe ne e kemi obligim”, shkruan Kelmendi./Telegrafi/

Exit mobile version