Kelmendi e nisi serinë e golave në minutën e 10-të, ndërsa e vazhdoi atë në atë të 28-të. Ai e kompletoi hat-trickun në minutën e 60-të.
Në anën tjetër, Fatih Karahoda e ka humbur një penallti në minutën e 38-të, kur gjuajti drejt e në duart e portierit gjilanas Artan Latifi.
Sulmuesi prizrenas e përmirësoi gabimin e tij në minutën e 63-të, kur shënoi me kokë, pas një harkimi të bërë më parë nga korneri. Kurse, Haxhi Shala në minutën e 76-të e ngushtoi rezultatin. Kjo ishte e tëra që mund të bënin vendësit, të cilët u mposhtën në shtëpi.
Për Dritën, kjo ishte fitorja e parë e sezonit, pas tri barazimesh rresht, kurse Ferronikeli e pësoi humbjen e dytë. /Express/Telegrafi/