Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka bërë një sqarim rreth propozimit të tij për heqjen e taksës doganore ndaj shtetit të Turqisë.
Kelmendi ka thënë se heqja e taksës duhet të bëhet gradualisht dhe si fillim vetëm për produktet të cilat janë të importuara nga rajoni.
“Heqja të bëhet gradualisht por si fillim vetëm për produkte të cilat janë importuar nga rajoni. Me këtë veprim do të ruajmë punësimin dhe ekzistimin e atyre kompanive si dhe mbajtjen e çmimit ekzistues”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, përcjell Telegrafi.
Shkrimi i plotë i Kelmendit:
QARTËSIM
Për të qartësuar çështjen propozimit tim për heqjes e takses doganore ndaj Turqisë.
*Heqja të bëhet gradualisht por si fillim vetëm për produkte të cilat janë importuar nga rajoni. Me këtë veprim do të ruajmë punësimin dhe ekzistimin e atyre kompanive si dhe mbajtjen e çmimit ekzistues. Kjo mundë të zgjidhet duke shqyrtuar kërkesat që kanë bizneset e Kosovës./Telegrafi/