Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Egzon Kelmendi e ka quajtur pritje të ngrohtë dhe përkrahje të jashtëzakonshme tubimin në Gjakovë, që sipas tij është dëshmi e vendosmërisë së qytetarëve për ndryshim dhe përparim.
Kelmendi në një postim në Facebook shkruan se Gjakova do ta ketë hovin që e meriton, duke e shndërruar në një zonë të rëndësishme ekonomike.
“Pritja e ngrohtë dhe përkrahja e jashtëzakonshme që morëm në Gjakovë janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së qytetarëve për ndryshim dhe përparim.
Ky qytet do të ketë hovin që e meriton, duke u shndërruar në një zonë të rëndësishme ekonomike për Kosovën dhe rajonin!”, shkruan ai. /Telegrafi/