Site icon Telegrafi

Kelmendi, e para e botës në xhudo

Këtë vlerësim ia ka bërë Federata e Xhudos Ndërkombëtare (IJF).

Përveç kategorisë deri në 52 kilogram, xhudistja nga Peja tani gjendet e para në ranglistën botërore për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra.

Kelmendi, e cila së fundi fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’, i prin bindshëm ranglistë botërore me 3226 pikë të tubuara.

Ajo ka lënë prapa vetës xhudistin nga Izraeli, Yarden Gerbi e cila renditet e dyta me 2884 pikë.

Trajneri i pejanes, Driton Kuka këtë e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version