Xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova kanë vazhduar kontratën me klubin e njohur turk të xhudos Galatasaray.
Këtë e ka bërë të ditur klubi turk përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Twitter.
Vlen të theksohet se Majlinda dhe Nora janë sportistet e vetme nga Kosova me normë olimpike dhe ato kanë nënshkruar edhe për katër vjet të tjera më Galatasarayn.
Galatasaray Judo Şubesi, Majlinda Kelmendi ve Nora Gjakova ile 4 senelik sözleşme imzaladı. pic.twitter.com/vJvWYaIB3z
— Galatasaray Judo (@GSKJudo) July 10, 2016