Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi e ka quajtur dyfytyrësi veprimin e sotëm të deputetëve të VV-së dhe LDK-së në seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin e ministrit ët Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Reagimi i Kelmendit:
Dyfytyrësi e deputetëve të VV-së dhe LDK-së
Sot u mbajt seanca plenare në Kuvendin e Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës: Interpelanca e Kryeministrit Haradinaj lidhur me akuzat e ministrit Nenad Rikalo për krime të luftës.
Kjo seancë u zhvillua me kërkesën e dy partive opozitare LDK dhe VV.
Pas debatit që u zhvillua në këtë seancë me plot akuza dhe “patriotizëm”, dy partitë opozitare si inicuese të këtij debati, propozuan mocion për shkarkimin e ministrit serb Nenad Rikalo.
Ky mocion i tyre u hodh në votim dhe morri 27 vota.
Vërtet dyfytyrësi dhe turp nga ana e deputetëve të VV-së dhe LDK-së.
Këto dy parti së bashku kanë 59 deputetë, domethënë 59 vota, ndërsa sot për shkarkimin e Rikalos votuan vetëm 27 deputetë.
Nga 33 deputetë sa i ka VV-ja, votuan 16 deputetë, ndërsa nga 26 deputetë sa i ka LDK-ja, votuan 11 deputetë.
Gjithsej 27 vota për shkarkimin e ministrit Rikalo.
Kjo dëshmon edhe një herë sinqeritetin dhe seriozitetin e këtyre dy partive dhe tregon se sa vërtet këto dy parti mërziten për popullin e Kosovës.
Cila është arsyeja pse këto dy parti nuk e votuan dhe nuk e rrëzuan ministrin Rikalo?
A ka pasur dikush nga këto parti raporte të mira dhe bashkëpunimi me ministrin Rikalo pas luftës?
Kjo sjellje e tyre e sotme ka lënë të kuptohet shumë.