“Nëse do të ishte ndonjë sportist tjetër, menjëherë do ta pranonin njërën nga ofertat që më janë ofruar mua, por unë ende nuk kam vendosur asgjë. Nëse vendosi që të pranoj ndonjë ofertë për një shtet tjetër atëherë nuk dua që të ma merrni për të keq”.
“Shpresoj që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të më përkrahë sepse nëse ata nuk e përkrahin një sportiste që ka arrit aq shumë, nuk e di se çfarë do te mendojnë sportistët e rinj në sportet tjera”.
“Tani jam duke u përgatitur për Kampionatin Evropian që fillon në muajin e ardhshëm, shpresoj që të gjejmë një zgjidhje sepse unë dua ta përfaqësoj Kosovën dhe asgjë nuk më bën të ndihem më mirë se kjo gjë”, ka thënë Majlinda në programin e mëngjesit të RTK-së. /Telegrafi/