Site icon Telegrafi

Kelmendi dhuron dy pagat e deputetit, dorëzon ndihma tjera në Shtime (Foto)

Biznesmeni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ramiz Kelmendi, ka mbështetur me veshmbathje, tekstil, ndërresa, çarçafë dhe gjëra tjera elementare pacientët në qendrën e tyre të trajtimit në Shtime.

Presidenti i ‘Elkos group-Etc’, që është edhe Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, aksionin e sotëm humanitar e ka mbështetur duke ndarë dy paga mujore të tij prej deputeti.

‘Në këto ditë të ftohta janari, gjetëm një formë për mbështetjeje të kësaj kategorie, në mënyrë që edhe këta persona, por edhe stafi i përkujdesjes së tyre ta ketë punën dhe trajtimin më të lehtë. Çdo qenie, çdo njeri, është krijesë e Zotit. Andaj ne po mundohemi ngado që arrijmë të shtrijmë dorën e bamirësisë’, deklaroi Kelmendi për Telegrafin.

Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi mori pjesë personalisht në këtë aksion humanita, duke parë nga afër – në cilësinë e ligjvënësit – edhe trajtimin që kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë u bëhet tek Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve Kronik – Psikiatrik në Shtime. Vlera e donacionit në fjalë e tejkalon shifrën prej 4500 eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version