Kampionati do të mbahet në kompleksin e mirënjohur të Rios, “Maracana”, pjesë e të cilit është edhe stadiumi më i madh dhe më i famshëm në botë, Maracana. Majlinda Kelmendi do të jetë bartëse e grupit dhe llogaritet favorite për medalje ndërsa Nora Gjakova udhëton si e 27-ta në Ranglistën Botërore, njofton Zëri.
Në kampionatin botëror të Rios do të marrin pjesë 135 shtete. Në kategorinë e Majlindës deri më 52 kilogram, janë lajmëruar 43 pjesëmarrëse ndërsa në kategorinë e Norës deri më 57 kilogram janë lajmëruar 54 garuese.
Ndërkohë nesër pritet të mbahet kuvendi i ri zgjedhor në Federatën e Xhudos së Kosovës, ku pritet që kryetar të rizgjidhet, Agron Kuka. Ndërkohë kjo do të jetë hera e parë që Federata e Xhudos së Kosovës do të prezantoj Kosovën në një kampionat botëror si një shtet me të drejta të plota. /Telegrafi/