Deputeti i pavarur dhe iniciuesi i debatit të fundit në Kuvend, ku u fol për arrestimin e komandantit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, Gëzim Kelmendi ka thënë se dështimi i Rezolutës që ai e kishte propozuar ku parashihej edhe pezullimin i bisedimeve me Sebinë, është orkestruar nga deputetët e LDK-së me urdhër të kryeministrit Isa Mustafa
Kelmendi, në InfoBOX të RTV Dukagjinit,thotë se ka llogaritur shumë në deputetët e PDK-së, por që në fund thotë të jetë tradhtuar nga këta të fundit.
Ky deputet i pavarur ka komentuar edhe katër letrat e presidentit Thaçi, duke e quajtur këtë veprim si strategjik nga ana e presidentit.
Deputeti Kelmendi ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë e Drejtësisë, subjekt që i ka takuar, ndërsa ka shtuar se është i befasuar me zhvillimet e aty.
Ai ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Partinë e Drejtësisë./RTV Dukagjini/Telegrafi/