Telegrafi

Kelmendi: Kundër Bekim Haxhiut është ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se gjendja e arsimit në Kosovë është shumë e rëndë sidomos pas rezultateve të dala nga testi PISA.

Ai në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për problemet që kanë ndodhur në arsimin universitar të Kosovës, duke thënë se ka deputet të legjislativit kosovar të cilët janë të dyshuar nga prokuroria e EULEX-it, për falsifikim të diplomave.

“Ndaj deputetit Bekim Haxhiu, prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës universitare”, ka theksuar Kelmendi.

I pari i partisë “Fjala”, ka folur edhe për debatin në mes tij dhe Haxhiut për historinë, duke theksuar se Haxhiu nuk ka kapacitet intelektual për debate të tilla. /Telegrafi/