Site icon Telegrafi

Kelmendi: 95 për qind të zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

Blerim Kelmendi, drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK, ka thënë se mbi 95 përqind e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë.

Ai ka folur të premten në “55 minuta” në televizionin publik.

“Ka përfunduar afati për deklarim të rregullt të pasurisë. Janë 4500 zyrtarë publikë. 95 përqind të zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë”, ka thënë ai.

“Mosdeklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rremë janë paraparë si vepër penale. Sanksionet janë të përcaktuara, me gjobë dhe me burg”.

Exit mobile version