Kelly Rowland i ka bërë të qeshin fansat e saj me deklaratën se nuk e di se çfarë është Microsoft Excel dhe se nuk dëshiron të dijë për të.
Këngëtarja ka pranuar se nuk di asgjë në lidhje me këtë program kompjuterik, teksa e ka kujtuar videoklipin e këngës “Dilemma” me reperin Nelly, në të cilin shfaqet e nevrikosur teksa i shkruan mesazh të dashurit në një tabelë të Exelit.
Edhe pse kanë kaluar 17 vite që nga publikimi i atij klipi, fansat akoma qeshin me këtë pjesë, ndërkohë që 38-vjeçarja nuk shqetësohet për këtë gjë.
“Nuk e di çfarë është Microsoft Excel. Nuk ia kam idenë. Prandaj, kur i kam parë të gjithë ato ‘meme’, nuk më ka interesuar”, ka thënë ajo në emisionin televiziv, The Real.
https://twitter.com/MichaelBaggs/status/1099957857901002752
Pas kësaj deklarate të Kellyt nuk ka munguar edhe reagimi nga Microsoft që i kanë cituar vargjet e saj: “Pavarësisht asaj që bën, ne jemi të çmendur për ty”.
@KELLYROWLAND No matter what you do, we're crazy over you.
— Microsoft Excel (@msexcel) February 25, 2019
Para disa vitesh edhe Nelly ishte përgjigjur në lidhje me këtë skenë duke thënë se Exceli në telefonat celularë në fillim të viteve 2000 ishte teknologji e re. /Telegrafi/