Telegrafi

Kelly në Meksikë: Nuk do të ketë dëbim masive

Ministri amerikan për Siguri Kombëtare, John Kelly premtoi sot në Mexico City se nuk do të ketë dëbime masive, e as përdorim të forcës ushtarake kundër emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, por do të vazhdojë siç ka thënë, lufta kundër emigracionit të paligjshëm në vend.

Në Meksikë po qëndrojnë për vizitë zyrtare Sekretari i amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ai për Sigurisë Kombëtare, John Kelly, të cilët do të takohen me Presidentin meksikan Enrique Pena Nieto dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Takimi vie pas ngritjes së tensioneve mes SHBA-ve dhe Meksikës, pas deklaratave të Presidentit Donald Trump për ngrijën e murit mes dy shteteve dhe kthimin e emigrantëve në vendin e origjinës.