Telegrafi

Kelly: Mbetemi të shqetësuar

Kelly nënvizon gjithashtu thirrjen për politikanët shqiptarë. “Ne nxisim udhëheqësit politikë shqiptarë të Shqipërisë për të lënë mënjanë agjendat e tyre politike dhe të punojnë së bashku për një Shqipëri më të mire”, thuhet në dokumentin e depozituar pranë OSBE-së.

“Ne jemi të pikëlluar nga humbja e jetës së tre demonstruesve dhe për personat e plagosur. Ne mbetemi të shqetësuar. Përdorimi i retorikës provokative dhe sugjerime dhe tolerimet e çdo forme dhune dëmtojnë thellë popullin shqiptar. Ne i bëjmë thirrje palëve për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme dhe vuajtjet”, theksohet në deklaratë.

Përfaqësuesi amerikan në OSBE kërkon nga politika shqiptare nisjen e menjëhershme të dialogut për të parandaluar humbjet e njerëzve. Gjithashtu, Kelly, duke marrë shkas nga zgjedhjet lokale të 8 majit, kërkon me ngulm nisjen e dialogut politik. /Telegrafi/