Site icon Telegrafi

Kelly Clarkson u operua pas performancës në Billboard Music Awards

Kelly Clarkson (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson, ka përfunduar në spital pas ceremonisë së Billboard Music Awards.

Entertainment Tonight bën të ditur se pas performancës në skenë, sapo kishte shkuar në shtëpi, menjëherë ishte dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar apendektomisë (heqjes së zorrës qorre).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kelly Clarkson

“Nuk do të gënjej… Ndoshta kam qarë nga dhimbja pas interpretimit. Shkova në shtëpi menjëherë pas ndarjes së çmimeve, por përfundova në spital, në operacion. Tash ndihem për mrekulli”, ka shkruar Kelly në një postim në Twitter.

Në postimin e saj, 37-vjeçarja e ka falënderuar gjithë ekipin që ka punuar në ceremoninë e Billboard Music Awards.

Këngëtarja ka treguar se gjatë gjithë javës kishte pasur dhimbje barku, mirëpo e kishte duruar dhimbjen për ta realizuar performancën. /Telegrafi/

Exit mobile version