Telegrafi

Kelly Clarkson thotë se nuk ka përdorur pilula për të humbur peshë

Kelly Clarkson , foto:Getty Images/Guliver

Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson më parë është hapur me fansat rreth shëndetit pasi mori kritika të shumta për peshën e saj.

Ajo së fundmi ka reaguar duke bërë një postim në rrjetin social, Twitter gjersa thotë se lajmet se ajo po merr pilula janë të pavërteta. “Lajme të rreme që po dalin rreth meje se unë nuk kam qenë duke marrë pilula për humbje peshe”. E gjithë kjo nuk është e vërtetë, unë ha të gjitha gjërat që kam ngrënë gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kelly Clarkson (Foto:Twitter)

Pop-ylli amerikan, e quajti periudhën më të errët në karrierën e saj atë pas vitit 2002, kur e kishte fituar American idol. Ajo ka zbuluar se presionet që i ishin bërë për të humbur peshë, e kishin lënë thellësisht të palumtur.

Clarkson i kishte humbur 16 kilogramë pasi që e ka lexuar librin “The Plant Paradox” të Steven Gaundry-t. /Telegrafi/