Telegrafi

Kelly Clarkson ka qarë në propozim të martesës

Krijuesja e hitit “Because Of You”, pritet që të martohet me Brandon Blackstock pasi ky i fundit i propozoi martesë të fejuarës së tij, e cila derdhi lot gëzimi.
“Kelly ka pasur probleme në jetën private sa i përket dashurisë. Më në fund pritja u shpagua dhe Brandon e tregoi veten. Ajo ka menduar se kurrë nuk do të gjente dikë për t’u martuar dhe se gjithmonë do të ishte ‘single’. Por, ajo ka ndryshuar. Mund ta shihni tani se sa e lumtur është. Ajo derdhi lot gëzimi gjatë propozimit të martesës, pasi nuk e besoi momentin”, ka thënë Clarkson.