Site icon Telegrafi

Kelly Clarkson flet sërish për divorcin nga Brandon Blackstock: Fëmijët e mi vijnë në radhë të parë

Kelly Clarkson (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for CinemaCon/Guliver)

Kelly Clarkson ka folur pak më thellë në lidhje me divorcin e saj në sezonin e dytë të programit të saj ditor.

“The Kelly Clarkson Show” u kthye të hënën dhe Clarkson iu drejtua kërkesës për divorc në muajin qershor – derisa dëshiron të ndahet nga bashkëshorti i saj prej gati shtatë vjetësh, Brandon Blackstock.

Ajo përsëriti se viti 2020 ka qenë ‘i tmerrshëm’.

“Jam shumë e lumtur që akoma mund të lidhem me të gjithë ju, në studion time sepse, siç e dini ndoshta, 2020 ka sjellë shumë ndryshime edhe në jetën time personale”, tha ajo. “Padyshim që nuk pashë asgjë se si erdhi”.

Këngëtarja dhe autorja e emisionit “The Kelly Clarkson Show” shpjegoi pse do të ishte shumë e kujdesshme duke diskutuar ndarjen e saj.

Trajnerja e “The Voice” vazhdoi: “Padyshim që nuk pashë ndonjë gjë që erdhi, por ajo me të cilën po merrem është e vështirë – përfshin më shumë sesa thjesht zemrën time, përfshin shumë zemra të vogla. Ne e dimë se gjëja më e mirë këtu është të mbrojmë fëmijët tanë dhe zemrat e tyre të vogla”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kelly Clarkson

“Kështu që unë zakonisht jam shumë e hapur dhe zakonisht flas për gjithçka, por në këtë rast do të flas pak këtu dhe atje për mënyrën se si ndikon te unë personalisht, por ndoshta nuk do të shkoj shumë larg pasi fëmijët e mi vijnë në radhë të parë”, deklaroi Clarkson.

Këngëtarja e “Since U Been Gone” atëherë u përgjigj “po” kur erdhi pyetja që ajo tha se të gjithë po pyesnin se: “A jeni mirë?”.

Kelly Clarkson (Foto: YouTube)

Kelly dhe Brandon kanë dy fëmijë së bashku: River Rose Blackstock dhe Remington Alexander Blackstock. /Telegrafi/

Exit mobile version