Site icon Telegrafi

Kelly Brook shfaq linjat trupore në bikini

Kelly Brook (Foto: Eamonn McCormack/WireImage)

Ajo ka arritur të fitojë famë të madhe në saje të formave trupore sensacionale duke u bërë një super-yll.

Në një set të ri fotografik, 39-vjeçarja shfaqet joshëse dhe mjaft provokuese në një palë bikini në formë të zebrës dhe të bardha. Ajo ka vënë në pah format e kolme trupore, e cila së fundmi është dobësuar për shkak të të dashurit të saj.

Kelly e cila ka qenë e fejuar katër herë dhe ka pasur një varg romancash të profilit të lartë, zbuloi se nuk është ‘shokë me asnjërin prej ish-ave’, ku përfshihen edhe aktorët e Hollivudit Jason Statham dhe Billy Zane.

Kelly Brook (Foto: F&F Swimwear)

Modelja britaneze e cila aktualisht është e dashuruar me të dashurin Jeremy Parisi, 34 vjeç, thotë se tashmë nuk i intereson asgjë nga e kaluara, pasi po e shijon jetën mjaftueshëm.

Kujtojmë që Brook ishte shpallur femra më e bukur në botë sipas shkencëtarëve edhe pse shumë dikur e quanin trashaluqe. /Telegrafi/

Kelly Brook (Foto: F&F Swimwear)

 

Exit mobile version