Site icon Telegrafi

Kelly Brook i kishte propozuar martesë të dashurit, Jeremy Paris e kishte refuzuar duke heshtur

Kelly Brook ka befasuar të dashurin Jeremy Paris teksa këtë e ka zbuluar gjatë një interviste për revistën OK.

Ndryshe nga shumë gra që presin me muaj të tërë që partneri i tyre t’iu propozoj martesë, aktorja ka vendosur të bëjë vetë këtë hap.

Aktorja, e cila shkencëtarët pretendojnë të ketë trupin më të përsosur në botë, tha gjatë një interviste për revistën se i dashuri kishte heshtur dhe i kishte kërkuar që mos t’i propozojë publikisht.

”Kur ishim në Antigua, gjatë shikimit të diellit e pyeta Jeremyn nëse do të martohet me mua, por ai më tha që të jem e qetë, sepse ka njerëz rreth nesh”, zbuloi ajo.

Aktorja e bukur më pas shpjegoi se ndonëse dëshironte të ketë fëmijë, ajo nuk është prioritet në jetën e saj.

“Nëse nuk kam fëmijë, nuk është fundi i botës. Unë e dua jetën time dhe do të duhet të heq dorë nga shumë gjëra shkaku që nuk jam nënë”, ka thënë aktorja duke pohuar se i vjen keq që nuk është bërë nënë vite më parë.

Theksojmë se 38-vjeçarja dhe trajneri i fitnesit janë në lidhje tash e dy vjet e gjysmë dhe se po kalojnë nëpër një periudhë fantastike. /Telegrafi/

Exit mobile version