Site icon Telegrafi

Kelly Brook më e lumtur se kurdoherë: Me kohë e kupton se pamja nuk është aq e rëndësishme

(Foto: Instagram/iamkb)

Kelly Brook dikur konsiderohej ndër femrat më atraktive në botë, ndërsa tashmë është gjithnjë më tërhequr nga evenimentet e ndryshme.

Modelja veçohej nga format e saj, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe në disa filma. Sot, ajo është prezantuese në radio dhe nuk lodhet nga kilogramët e tepërt.

41-vjeçarja dikur ishte ëndrra e pjesëtarëve të gjinisë së fortë me linjat trupore dhe bukurinë e saj, dhe me përmasa trupore ideale.

(Foto: Instagram/iamkb)

Brook kurrë nuk iu nënshtrua operacioneve plastike, ndërsa gjoksi i bujshëm e bëri të famshme. Me kalimin e viteve, shtoi disa kilogramë, por nuk shqetësohet prej tyre dhe krenohet me trupin e saj, megjithëse në botën e të famshmëve kjo është e pakuptueshme.

“Kur plakesh, ndihesh rehat në lëkurën tënde. E kupton që pamja jote nuk është aq e rëndësishme, je në moshën kur i thua vetes: ‘Jam unë, me rrudha, gjoks të varur dhe gjithçka tjetër’”, është shprehur Kelly për The Sun.

(Foto: Instagram/iamkb)

Bukuroshja ka luajtur në disa filma dhe kurrë nuk ka qenë e dobët, ndërsa ishin format e saj që e bënë të famshme. Ajo kishte pranuar se nuk ndiqte ndonjë dietë dhe hante çfarë i pëlqente, kështu që kilogramët thjesht mbërthyen. /Telegrafi/

Exit mobile version