Kelly Brook duket mahnitëse në një set fotografik me të brendshme, që u publikua vetëm pak ditë pasi aktorja dhe modelja angleze u kritikua ashpër për modifikimin, sipas fansave, të fotove të saj me bikini.
37-vjeçarja kishte postuar disa foto nga Bodrumi i Turqisë, ku dukej shumë në formë, por ndjekësit e sulmuan menjëherë duke i komentuar se ato foto kishte shumë mundësi që të ishin modifikuar me Photoshop.
Kelly Brook konsiderohet si një nga femrat më seksi në botë. /TCH/Telegrafi/