Site icon Telegrafi

Këlliçi: Ambasadori i BE po promovon si model suksesi Veliajn, Mogherini komuniste

Në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, opozita u tregua kritik ndaj sjelljes së ambasadorit të BE në Tiranë, pasi sipas PD ai del publikish në krah të Erion Veliajt duke e promovuar simodel suksese.

Nga ana tjetër opozita është e bindur ta vijojë betejën e sajderi në vendimin për një qeveri teknike.

“Dita e sotme ka nisur me një aktivitetit të shëmtuar, ku regjisor kryesor është zytra e delegacionit e BE në Tiranë dhe vetë ambasadori Gonzato, i cili ditën e sotme do t’i shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi, Erion Veliajn”, tha Këlliçi, shkruan A2 CNN.

“Një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5D, të paktën dhjetëra miliona euro tendera fiktivë”.

Këlliçi u tregua edhe më i ashpër me ish-Përfaqësuesen e Lartë të të BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini, duke e quajtur “komuniste”.

“Këtë njeri, zyra e BE në Tiranë, së bashku me një komuniste si Federica Mogherini, vijnë dhe e shesin si një simbol suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershëm, për çdo njeri me shtyllë kurrizore dhe që ka një pikë dinjiteti”, tha Këlliçi.

Aktiviteti të cilit i referohet Këlliçi ka të bëjë me një ceremoni me studentë në kampusin shqiptar të Kolegjit të Europës, rektore e të cilit është pikërisht zonja Mogherini. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version