Telegrafi

Këllëfët e celularëve, më të ndotur se tualeti

Këllëfët e telefonave janë ndoshta sendi që ne prekim më shumë gjatë ditës. Por, a e keni menduar ndonjëherë sesa baktere mund të përmbajë ai, si E-coli apo viruse, të cilat përçohen në fytyrën tuaj, krijojnë irritime, puçrra, por edhe sëmundje?

Edhe telefonat celularë duhen pastruar shumë shpesh pasi janë shumë të ndotur, ngaqë rrinë gjithandej bashkë me ne. Prandaj bëni kujdes dhe mbajini ata higjienikë. 

Çfarë të bëni për të minimizuar papastërtitë e tyre:

▪ Lani duart shpesh sepse shumica e baktereve të tij përçohen nga duart apo e kundërta.

▪ Mundohuni të mos e merrni telefonin me vete kur shkoni në tualet.

▪ Nëse e keni vërtet të nevojshme, mos e lini mbi lavaman apo afër koshit sepse ashtu jeni duke e vendosur në një burim bakteresh.

▪ Lajeni shpesh. Mund të përdorni edhe thjesht sapun apo një larës tjetër të thjeshtë me të cilin lani duart.

▪ Nëse jeni në një ambient jashtë, vendoseni celularin përmbys në mënyrë që rrezet e diellit të bien mbi këllëfin sepse rrezet UV vrasin disa nga bakteret.