Telegrafi

Kelani: Supozohet se dy fëmijët që u mbytën në Milloshevë kishin lidhje familjare

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani, duke ka dhënë detaje rreth tragjedisë që ndodhi sot në Milloshevë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën në një liqen artificial (pus), ka thënë se viktimat supozohet se kishin lidhje familjare mes vete.

Kelani duke dhënë detaje për këtë tragjedi ka treguar se fillimisht tre fëmijë kishin hyrë në pus, ndërsa dy prej tyre nuk kishin arritur të dalin dhe kanë humbur jetën.

“Më lejoni që në emër të policisë së Kosovës t’iu shprehim ngushëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdekjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Policia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqe artificial, tre fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se dy prej tyre kanë hyrë në liqe dhe nuk kanë mundur të dalin. Më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga liqeni”, ka thënë Kelani.

Lexo po ashtu Gjendet i vdekur edhe fëmija i dytë që ra në pus në Milloshevë

“Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, tha ai.

Sipas Kelanit, në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën”.

“Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se fëmijët kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para”, tha Kelani. /Telegrafi/