Telegrafi

Kekenovski: OBRM-PDUKM-ja mundohet t’i shtyjë qytetarët në luftë vëllavrasëse

Profesori Jove Kekenovski i vlerëson si monstruoze deklaratat e liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili komitetet komunale partiake i porositi që të dalin në mbrojtje të interesave kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është edhe një dëshmi se klika e kriminalizuar partiake e OBRM-PDUKM-së udhëheqë një politikë monstruoze ku përpiqet shkaku i mbrojtjes personale t’i përziej qytetarët e Maqedonisë në luftë vëllavrasëse. Absolutisht nuk bëhet fjalë për atë se është shkelur vullneti i qytetarëve të Maqedonisë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve janë deklaruar kundër një politike të tillë të udhëhequr nga kryesia partiake e OBRM-PDUKM-së gjatë këtyre 10 viteve”, deklaroi për Alsat-M profesori Jove Kekenovski./Telegrafi/