Ditëlindja e 26-të e OBRM-PDUKM do të jetë një festë familjare e cila duhet të tregojë një unitet joreal, thotë njëri nga themeluesit e partisë, Jove Kekenovski, për Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij partia ka humbur dallueshmërinë e saj dhe është larg drejtimit që ata e kanë vendosur para më shumë se 20 vjetëve. Doktrina e partisë është lënë pas dore tërësisht nga ana e lidershipit aktual, të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.
“Çdo gjë e shkruar në dokumentet programore, strategjike të partisë, ne sot asgjë nuk mund të shohim se si ajo realizohet në praktikë. Përkundrazi ne shohim një OBRM-PDUKM të pafytyrë e orientuar vetëm në mbrojtjen e interesave të tyre, gjegjësisht të atyre personale, apo për shpëtimin e lëkurës së klikës partiake”, ka deklaruar Jove Kekenovski, njëri nga themeluesit e OBRM-PDUKM./Telegrafi/