“Maqedonisë i duhet kandidat për president i cili nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës dhe do t’i respektojë rezultatet e referendumit të pasuksesshëm”, thekson udhëheqësi i Lëvizjes Frodem, Jove Kekenovski.
Sipas tij, duhet konsesus i gjithë opozitës rreth një kandidati për president, i cili duhet të del nga populli dhe të jetë afër popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kandidati duhet të jetë njeri i ndershëm, i guximshëm, me dinjitet, i përgatitur që në çdo moment të ballafaqohet me pengesat si dhe të mbajë përgjegjësi. Njeri i cili do të luftojë për drejtësi, i cili do të jetë legjitim dhe do të kërkojë respektim të Kushtetutës deri në fund”, thotë Kekenovski.
Ai më tej ka theksuar se presidenti i ardhshëm i shtetit duhet të respektojë simbolet e shtetit, institucionet dhe nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës, me të cilët është arritur zgjidhje me Greqinë për çështjen e emrit./Telegrafi/