Deputetët, pas përfundimit të mandatit të tyre shpesh kanë keqpërdorur të drejtën e apanazhit ose marrjes së rrogës shtesë që u takon si kompensim deri në gjetjen e një vendi të punës. 39 deputetë nga përbërja e kaluar parlamentare kohë më parë kërkuan miratimit e të drejtës për të ardhura mujore edhe pas përfundimit të mandatit megjithatë dyshohet se jo të gjithë i plotësojnë kushtet ligjore për atë.
Sipas analistit Jove Keknovski e drejta e apanazhit është e drejtë e garantuar me ligj por ka mjaftë tregues për keqpërdorim të kësaj të drejte nga ana e deputetëve duke pasur parasysh se gjatë shfrytëzimit të saj, deputetët nuk kanë të drejtë për të ardhura dhe kompensime të tjera.
“Edhe përskaj faktit që ata munden që nga dita e parë pas përfundimit të mandatit të kthehet te institucionet e tyre amë nga ku kanë ardhur, nëse është më e vogël rroga që do merrnin atje, ata nuk e shfrytëzojnë të drejtën që të kthehen menjëherë por tentojnë që të përfitojnë më shumë të ardhura dhe të shfrytëzojnë apanazhin, shumë e cila nuk është e vogël, është shumë serioze duke pasur parasysh kushtet në Maqedoni”, tha për Alsat-M, Jove Kekenovski.
Kekenovski kërkon që ligji të parashikojë mekanizma për ndërprerjen e mundësisë së keqpërdorimit të apanazhit dhe të parashikojë sanksione për keqpërdoruesit.
Në pajtim me ligjin për rroga dhe kompensime, për ata që kanë qenë deputetë deri më 6 muaj, parashihet kompensim shtesë deri më 3 muaj pas përfundimit të mandatit, për ata që kanë qenë deputetë deri më 12 muaj, parashihet 6 muaj kompensim shtesë dhe për ushtrim të funksionit mbi 2 vite, pagë deputeti mund të merret edhe për 1 vit shtesë.