Site icon Telegrafi

Kekenovksi-Ramadani: Kriza politike mund të përkeqësohet (Video)

Kuvendi nuk punon gjatë festave, por partitë politike vazhdojnë të shprehen tashmë me qëndrimet e tyre të palëkundura. OBRM-ja mbetet në pozicionin se zgjedhjet e reja parlamentare janë zgjidhja e krizës politike, kurse LSDM-ja paralajmëron masa më aktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jove Kekenovski, ish-anëtar i OBRM-PDUKM-së, thotë për 24Vesti se me 20 nënshkrime deputetësh mund të inicohet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, kurse Ismet Ramadani, ish-deputet i PPD-së, thotë se tentimet për pengimin e mënyrës demokratike për të zgjedhë kuvendarin e ri do të ketë pasoja dhe qytetarët do ta kuptojnë se nuk mundet që pakica në Kuvend të diktojë mënyrën e punës më tej.

Që të dy pajtohen se ka rrezik nga ndezja e situatës, si në Kuvend, ashtu edhe para tij./Telegrafi/

Exit mobile version