Site icon Telegrafi

Keke Palmer konfirmon se po bëhet nënë për herë të parë duke zbërthyer këmishën për të treguar barkun e rrumbullakosur

Keke Palmer konfirmoi se po priste fëmijën e parë duke zbuluar barkun e rrumbullakosur gjatë monologut të saj të hapjes në “Saturday Night Live”.

Aktorja e “Nope”, 29 vjeçe, e cila mori për herë të parë detyrën e prezantueses në serialin komedi skeç, foli për ‘thashethemet’ që qarkullonin në internet se ajo ishte shtatzënë.

Më pas, ajo hapi xhaketën e saj për të konfirmuar, duke e zbuluar pwr publikun barkun, dhe u shprehur: ‘Do të bëhem nënë!’.

Bukuroshja e talentuar filloi monologun e saj duke shprehur entuziazmin për hyrjen në sezonet e shigjetarit, dhe gjithashtu iu referua debutimit të saj në aktrim në filmin, “Akeelah And The Bee” në vitin 2006.

Aktorja e “Hustlers” më pas e ndryshoi temën në atë se si janë përhapur thashethemet se ajo ishte shtatzënë dhe se ajo ka parë komente të panumërta të tilla si, ‘Keke po pret një fëmijë’.

“Dua t’i sqaroj gjërat”, deklaroi ajo me vendosmëri. Pas një sekonde të shkurtër, Keke filloi të zbërthejë butonat e xhaketës së saj të gjatë dhe e hapi atë për të treguar barkun.

“Unë po pres një fëmijë!”, tha ajo, duke hedhur duart mbi barkun e saj, ndërsa publiku brohoriti me zë të lartë në urime.

Ish-ylli i Nickelodeon deklaroi se nuk ishte në rregull kur individët ‘përhapnin thashetheme për ju’.

“Por është edhe më keq kur ata janë të saktë. Unë po përpiqesha kaq shumë ta mbaja të fshehur, sepse kisha shumë gjëra që po ndodhin”, tha ajo.

“Ky ka qenë bekimi më i madh. Unë do të bëhem nënë”, u shpreh Keke tutje e emocionuar.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit, Darius Jackson, i njohur gjithashtu si Darius Daulton, konfirmoi se ai ishte babai duke ngarkuar një foto të adhurueshme të Keke me mbishkrimin e thjeshtë “2023” dhe një ‘emoji’ me zemër të kuqe.

Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre në gusht 2021, por përndryshe e kanë mbajtur kryesisht private. /Telegrafi/

Exit mobile version