Prezantuesi i Klan Kosovës, Kreshnik Berisha, është një nga konkurrentët në ‘The Voice Albania’ të këtij edicioni.
I njohur nga të gjithë si Keka, ai ka mahnitur jurinë dhe të pranishmit me zërin e tij.
Të katër trajnerët u kthyen që ta fitojnë zemrën e Kekës, për ta pasur në skuadër.
Ai kishte zgjedhur këngën, Jeremy nga rok bendi, Pearl Jam.
Keka zgjodhi Xuxin si trajnerin e tij. /Telegrafi/