Telegrafi

KEK, vendos të shesë qymyr për qytetarët

Vendimi është marrë të mërkurën, gjatë një takimi mes udhëheqësve të Bordit të drejtorëve të KEK-ut dhe menaxherëve të po kësaj kompanie me arsyetimin se, një gjë të tillë po e bëjnë të ndihmojnë qytetarët e Kosovës në kursimin e shpenzimeve të energjisë për ngrohje që është me kosto shumë më të lartë se me ngrohje me qymyr, dru apo lëndë tjera djegëse.

ë një njoftim zyrtar të KEK-ut, thuhet se Bordi i Drejtorëve të kompanisë në krye kryetarin e bordit, Skëndër Krasniqi dhe anëtarët Musa Misini dhe Fadil Çitaku, si dhe u.d. i drejtorit financiar të po ëksja kompanie Sali Bytyqi zhvilluan një takim zyrtar me divizionin e mihjes, përkatësisht me u.d. të drejtorit të mihjes Adil Jonuzi, dhe menaxherin e kompanisë Kosova Thëngjill Tahir Zeneli.

“Gjatë këtij takimi u arrit marrëveshja që KEK-u të fillojë me ofrimin e shitjes së qymyrit për qytetarët e Kosovës nga data 1 tetor 2008”.

KEK-u po ashtu, ka njoftuar se gjatë këtij takimi u bë edhe identifikimi i një lokacioni ku do të bëhet eksploatimi i thëngjillit pa u dëmtuar fare procesi i punës së furnizimit me thëngjill të TC “Kosova A” dhe TC “Kosova B”.

“Qëllimi i ofrimit të këtij shërbimi është që qytetarëve të Kosovës për herë të parë pas lufte t’u ofrohet një mundësi shumë më të mirë dhe më kosto shumë më të ulët alternative të ngrohjes”.

Ndryshe çmimi i një ton thëngjilli do të bëhet publik për një kohë mjaft të shkurtër. /Telegrafi/