Site icon Telegrafi

KEK-ut i anulohet tenderi i kurdisur

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka anuluar një tender Korporatës Energjetike të Kosovës, me arsyetimin se ka shkelur kriteret e konkursit në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

Ankesën kundër KEK-ut në OSHP e ka bërë operatori ekonomik “Petrol Compani”, për tenderin “Furnizim me lende djegëse për Kaldaja-mazut”, ku edhe e ka fituar rastin, raporton Indeksonline.

“Paneli shqyrtues konstatoj se pretendimi i operatorit ekonomik ankues “Petrol Company”sh.p.k, se autoriteti kontraktues KEK, ka !Dere shkelje te nenit 7 dhe 28, është i bazuar, pasi qe autoriteti kontraktues ka vendosur kritere ne kundërshtim me Udhëzuesin Administrativ 07/2012, te theksuar nga eksperti teknik, ne raportin e datës 29.10.2015”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Po ashtu sipas OSHP-së, paneli shqyrtues ka konstatuar se autoriteti kontraktues ka përpiluar në dosjen e tenderit tabela të kalkulimit të çmimit ku len hapësirë për manipulimin e çmimit.

“Paneli shqyrtues konstatoj se autoriteti kontraktues ka përpiluar ne dosjen e tenderit tabela te kalkulimit të çmimit ku len hapësirë për manipulimin e çmimit, për faktin se te gjitha shpenzimeve ne lidhje me transportin, kontrolli i kualitetit, Premium i rafinerisë e tjera duhet te inkorporohen ne Premium sepse janë shpenzime fikse te cilat janë të pa ndryshueshme, po ashtu inkorporimi i tyre ne Premium nuk lenë hapësirë për manipulim tw çmimit nga ana e OE, duke e pasur parasysh praktikat me të mira në raste të njëjta”, thuhet në vendimin e OSHP-së. /Indeksonline/Telegrafi/

Exit mobile version