Telegrafi

KEK-u vazhdon shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti shpërndarës

Në një njoftim zyrtar të KEK-ut thuhet se gjatë paradites së sotme, në distriktin e Ferizajt janë shkyçur nga rrjeti shpërndarës Ali Petrol, kompani kjo e cila kishte borxh prej 7.200 eurosh dhe të cilës i është konfiskuar komplet kablloja furnizuese.

Pastaj ëmbëltore “Sulltan”, me një borxh total prej 19.673 euro. Gjellëtore “Jezerci”, borxhi i së cilës ishte 6.000 euro, zdrukthëtari “Nebiu” në Sojevë, me një total borxhi prej 13.915 euro.

Shkyçja tjetër i është bërë restorantit Pina që kishte borxh ndaj KEK-ut 10.265 euro, pastaj restorantit “Redon”me një borxh prej 11.428 euro si dhe pompa e benzinës, pronë e Muhamet Bucalisë , kompani kjo që kishte borxh ndaj KEK-ut 11.202 euro.

KEK-u ka njoftuar se shkyçje tjera do të vijojnë pasdite në pjesë të ndryshme të këtij Distrikti dhe qytete tjera të Kosovës. /Telegrafi/