Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka dhen sqarime rreth ngritjes së një aktakuza nga EULEX-i për ish-kryetarin e OSHP-së. Sipas KEK-ut ata ia akne dhënë tenderin kompanisë e cila i ka plotësuar kriteret e përcaktuara.
Sqarimi i KEK-ut
Sqarim ne lidhje me artikullin “ Ekskluzive: EULEX ngrit aktakuzë të re ndaj Hysni Hoxhës për një tender të KEK-ut”, e publikuar fillimisht në portalin ‘INFOKUSI’ dhe portale tjera.
Sa i përket artikullit të lartcekur KEK-u ju informon se bëhet fjalë për tenderin “Furnizim me pjesë rezervë për makina të rënda” i cili ishte realizuar në vitin 2011.
Sipas dokumentacionit që ne posedojmë, në këtë rast KEK-u ka shpërblyer operatorin ekonomik, i cili i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në dosjen e tenderit, ka qenë me çmim dukshëm më të lirë se të gjithë operatoret tjerë ekonomik, prandaj, vlerësohet se KEK-u në këtë rast ka përdor parimin e ekonomicitetit duke mos e dëmtuar buxhetin e Korporatës.
Këtë e ka vërtetuar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) si organ i vetëm ekzekutiv dhe më kompetent juridik për këtë çështje.
Për më tepër, kemi edhe konfirmimin nga menaxheri i projektit se kontrata është realizuar konform kushteve të parapara më kontratë.
Sidoqoftë, si KEK-u po ashtu edhe zyrtarët e saj gjithnjë kanë qenë bashkëpunues në këtë drejtim, andaj, ju sigurojmë se edhe në këtë rast janë të gatshëm të përgjigjen në çdo kërkesë që vjen nga organet përkatëse. /Telegrafi/