Site icon Telegrafi

KEK-u s’mund t’ia kthejë kredinë Qeverisë

Korporata Energjike e Kosovës (KEK) nuk po mund të mbijetojë financiarisht që nga privatizimi i KEDS-it. Kjo korporatë nuk po arrin t’i kryejë obligimet financiare. E nëse kjo ndërmarrje nuk do të financohet nga qeveria koston e humbjeve të KEK-ut do ta paguajnë qytetarët përmes shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

ZRRE ka paralajmëruar se edhe vitin e ardhshëm mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në rast se KEK-u nuk ndihmohet nga qeveria, shkruan Tribuna.
“Duhet të theksohet se Bordi i ZRRE-së ka vlerësuar se operatori i licencuar për gjenerim, KEK, mund të ketë vështirësi për të përmbushur obligimet financiare të tij gjatë këtij viti rregullativ 2014”.

“Bordi vlerëson se çdo veprim i Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar KEK-un do të lehtësonte barrën e konsumatorëve për vitin rregullativ që fillon nga Prill 2015. Bordi i ZRRE-së vlerëson se tantiema e thëngjillit është duke rënduar sistemin energjetik në masë të konsiderueshme dhe çdo lehtësim i përhershëm apo i përkohshëm nga ky obligim do të përmirësonte stabilitetin financiar të sektorit të energjisë”, /Telegrafi/

Exit mobile version