Telegrafi

KEK-u sërish kërkon shtrenjtim e rrymës

“KEK deri më 5 mars 2010 do t’i dërgojë komentet e veta me argumente shtesë për të hyrat e lejuara që kërkohen në vlerë prej 181 milionë eurosh dhe tarifat për mbulimin e tyre”,  tha zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala. Sipas tij, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë vetëm komente në lidhje me aplikimin final tarifor të KEK-ut.
“Kërkesa e KEK-ut shkon në të mirë të konsumatorëve nëpërmjet përmirësimit të mëtutjeshëm të furnizimit dhe investimeve kapitale që ndikojnë në shërbime më kualitative”, ka deklaruar zëdhënësi Buzhala.