Telegrafi

KEK-u, rrit kapacitetet shpërndarëse

Drejtues të KEK-ut, thanë se trafostacioni do të ndikojë në eliminimin e fyteve të ngushta dhe largon mbingarkesë.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula tha se e përkrah KEK-un për investime të qëlluara, prej të cilave përfitojnë direkt qytetarët.

Kurse drejtori i përgjithshëm i KEK-ut, Arben Gjukaj tha se prioritet i KEK-ut është ofrimi i shërbimeve cilësore për konsumatorët.

“KEK po punon për ndërtimin e nënstacionit 110 kV Vaganicë në Distriktin e Mitrovicës, Prishtina VI dhe Gjilani V. Nga këto projekte do të përfitojnë direkt konsumatorët, sikurse do të vazhdojë rritja e vlerës së aseteve”, u shpreh Gjukaj.

Ngarkesa në TS Prishtina 2 në sezonin dimëror ka qenë për 10 për qind më e madhe se fuqia e instaluar e këtij trafostacioni. Kjo, dhe rritja e vazhdueshme e konsumit kanë qenë arsyet kryesore për rritjen e kapacitetit të këtij trafostacioni.

Gjatë 2010 investime janë kryer edhe në TS “Prishtina 1”, sikurse është bërë zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në Distriktin e Mitrovicës, në Fushë Kosovë dhe në shumë zona për t’u eliminuar fytet e ngushta./ Telegrafi/