Telegrafi

KEK-u probleme me djegien e fushave të punës

Djegëja e këtyre fushave në shumë raste është duke rezultuar në dëmtimin e pajisjeve energjetike të Korporatës, siç janë shtyllat elektrike, përçuesit elektrik, stacione të vogla distribuimi, etj.

Rrjedhimisht dhe për të ndaluar dëmtimin e pasurisë së vendit në këtë formë, KEK-u. fton të gjithë fermerët e Kosovës që mos të djegin fushat e punës në mënyrë që të mbrohen pajisjet elektrike që po vihen në rrezik nga kjo dukuri”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

KEK-u falënderon fermerët për mirëkuptim dhe pret bashkëpunimin e tyre për të evituar këtë problem. /Telegrafi/