Telegrafi

KEK-u premton rrymë pandërprerë për festë

“Tashmë janë të gatshme njësitë B1 dhe B2 të TC ‘Kosova B’ dhe njësitë A3, A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’. Njësitë B1 dhe B2 prodhojnë 10 për qind më tepër pas ndërrimit të rotorëve të turbinës, apo njëjtë sikur në kohën kur kanë qenë fringo të reja, para 26, përkatësisht 27 vjetësh”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, kapaciteti total shkon në 950 megavat/orë, por një bllok i TC “Kosova A” rri vazhdimisht rezervë për shkak të vjetërsisë së këtyre blloqeve, ndikimit në ambient dhe rritjes së sigurisë së prodhimit.

Kurse sa u përket çështjeve për importimin e energjisë, Buzhala ka sqaruar se KEK-u ka edhe tri lloje të kontratave afatgjata për import të energjisë elektrike.

“Jemi mjaft të përgatitur. Kjo është një përgatitje në vazhdën e përmirësimeve të mëtutjeshme që janë bërë vazhdimisht kohët e fundit. Tash ata që i paguajnë faturat kanë energji elektrike, ndërsa ata që nuk i paguajnë apo e keqshfrytëzojnë rrymën, nuk do të kenë, sepse do të jenë të shkyçur nga rrjeti elektrik i KEK-ut”, ka potencuar ai. /Epoka e Re/Telegarfi/