Telegrafi

KEK-u premton furnizim me energji 24 me 0

Në një njoftim zyrtar të KEK-ut, thuhet se në funksion deri të premten do të jenë 4 blloqe, dy të Termocentralit “Kosova A”, përkatësisht blloku A3 që po gjeneron 135 megavatë/orë dhe A4 me 133 megavatë/orë, dhe dy blloqet e Termocentralit “Kosova B”, përkatësisht blloku B1 që ka arritur të gjernerojë 130 megavatë/orë (planifikohet të arrijë deri në 220 megavatë/orë gjatë orëve të pikut) dhe B2 me 276 megavatë/orë. Në funksion është edhe Hidrocentrali i Ujmanit që gjeneron 32 megavatë/orë energji elektrike.

"Nga dita e premte do të filloj importi i energjisë elektrike dhe njëri nga blloqet e TC “Kosova A” planifikohet të ndalet nga puna".

KEK-u po ashtu ka njoftuar se mbajtja në punë e të gjitha blloqeve ka për qëllim evitimin e të gjitha reduktimeve gjatë festës së Fitër Bajramit.

"Në ndërkohë, konsumi ka arritur në 750 megavatë/orë. KEK sh.a. ju bën thirrje konsumatorëve që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike që të mos aplikohen reduktime të dhunshme gjatë festës".

Vlenë të theksohet se prej 1 tetorit vazhdon edhe kthimi i borxhit ndaj Korproatës Elektroenergjetike Shqiptare nga 53 megavatë/orë. /Telegrafi/