Site icon Telegrafi

KEK-u para kolapsi, prodhon vetëm 280 megavat

Prishjet dhe avarit në KEK nuk kanë të ndalur. Të hënën është ndërprerë prodhimi në njësinë B1 në Termocentralin “Kosova B”, derisa sot është reduktuar prodhimi në njësinë B2 të KEK-ut, njoftojnë burimet e Indeksonline brenda KEK-ut.

Po ashtu Indeksonline merr vesh se për momentin prodhohet në bllokun A4 të Termocentralit “Kosova A” dhe në bllokun B1 të Termocentralit “Kosova B” me kapacitete të reduktuara, të cilat janë diku rreth 280 megavat.

Prishje në KEK janë lajmëruar zyrtarisht edhe nga operatorë tjerë të energjisë në Kosovë. Ditë më parë është lajmëruar ndërprerja e prodhimit në njësinë A5 e cila vazhdon të mbetet joaktive deri sa joaktive mbetet edhe njësia B1. /Telegrafi/

Exit mobile version